image Armando Sadiku dhe Levante i ndajnë rrugët

Futboll

Armando Sadiku dhe Levante i ndajnë rrugët

news image

Levante përmes një njoftimi ka treguar se me marrëveshje kanë ndërprerë kontratën me Armando Sadikun.

Sadiku me skuadrën spanjolle kishte kontratë deri më 30 qershor 2021 mirëpo futbollisti vendosi të largohet nga kjo skuadër, shkruan Gazeta Sinjali.

Futbollisti shqiptar është pjesë e spanjollëve që nga janari i vitit 2018.

Levante po ashtu e falenderoi Sadikun për profesionalizmin e treguar./Gazeta Sinjali/