image Armando Broja drejt largimit, skocezët të interesuar për transferimin

Futboll

Armando Broja drejt largimit, skocezët të interesuar për transferimin

news image

E ardhmja e Armando Brojës te Chelsea duket se është drejt fundit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në Londër pas huazimit te Fulhami, por nuk bën më pjesë në planet e klubit anglez.

Emri i Brojës është përfolur javët e fundit në lidhje me disa skuadra nga Anglia, Italia dhe vende të tjera europiane, por së fundmi ka dalë në skenë një destinacion surprizë, Celtic nga Skocia.

Celtic po e vlerëson seriozisht pistën Broja, pasi është në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv dhe 23-vjeçari shqiptar shihet si profil i përshtatshëm për sulmin e tyre.

Aktualisht, kartoni i Brojës është në pronësi të Chelseat, dhe mbetet të shihet nëse “blutë” do ta shesin përfundimisht apo do të vendosin për një tjetër huazim.

Në rast se Broja transferohet në Skoci, ai mund të përballet me një tjetër shqiptar, Nedim Bajramin, i cili aktivizohet me rivalët e Rangers në të njëjtin kampionat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/