image Arjola Demiri publikon pamje nga shtëpia që iu dhurua në “BBV”

Bota e Yjeve

Arjola Demiri publikon pamje nga shtëpia që iu dhurua në “BBV”

news image

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri u surprizua nga “Big Brother VIP” kur ishte pjesë e spektaklit, ku i realizuan ëndrrën e saj duke i dhuruar një shtëpi.

Kurioziteti për të mësuar nëse aktorja e ka marrë shtëpinë ka qenë i madh dhe siç ka treguar edhe vetë ajo është ndjerë e bezdisur nga pyetjet e shumta për shtëpinë.

image 371

Edhe së fundmi kur ka bërë një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram një ndër pyetjet më të shpeshta kanë qenë pikërisht rreth shtëpisë.

Prandaj aktorja ka zbuluar jo vetëm detaje por edhe foto të shtëpisë e cila ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

image 374
image 373

/GazetaSinjali/