Banorët e fshatit Blaç të Opojës janë befasuar kur sot në pikë të ditës kanë parë ariun me dy të vegjël të tij në një livadh.
Në videon e publikuar nga Televizioni i Prizrenit shihen duke kaluar rrugën ariu si dhe dy të vegjëlit e tij, nderkohë që banorët mbetën të habitur nga ajo që shikuan.
Prania e arinjve në këtë pjesë të Kosovës është bukur e shpeshtë dhe kjo dëshmon ekzistencën e madhe të tyre në parkun nacional “Sharri”.
Kohë me parë arinjtë në Prizren i kishin bërë edhe dëme të mëdha fermerëve të kësaj komune.