image Ariu i rrezikshëm shfaqet përsëri në Prizren

Kosovë

Prizren/ Ariu i rrezikshëm shfaqet përsëri në Prizren

news image

Ariu i murrmë, i cili para disa muajsh ka mbytur disa kafshë shtëpiake dhe u kishte shkaktuar dëme banorëve në fshatin Pousko të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

 “Ariu është shfaqur sërish. Kemi dalë në vend të ngjarjes, policia dhe zyrtarë nga ministria. Ai ka mbytur 14 krerë dhi, në disa vende. Është shfaqur më datë 5 shtator”, ka konfirmuar Shaban  Osmanollaj.

Banorët e fshatit Pousko dhe për rreth edhe në të kaluarën kishin kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, pasi që ata ndiheshin të rrezikuar nga ky ari.