image Arilena Ara fiton festivalin e 58-të të këngës, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Kosovë

Kulturë/ Arilena Ara fiton festivalin e 58-të të këngës, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

news image

Arilena Ara është shpallur fituese e Fest ’58, Festivali i Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që këtë vit do të mbahet në Holandë.

Kënga e saj “Shaj” ka triumfuar nga 12 këngët e natës së tretë duke elektrizuar sallën dhe ngritur në këmbë publikun në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Lajmërimi se Ara ishte fituese e edicionit të sivjetëm u prit me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. “Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën.

Vendin e dytë e ka fituar Elvana Gjata me këngën “Me tana”, ndërsa të tretin, Sara Bajraktari, me këngën “Ajër”

Festivalit të Këngës është festivali më i vjetër i muzikës së lehtë shqiptare.

Ky festival konsiderohet ngjarja kryesore artistike e fundvitit në Shqipëri, një prodhim i Radio Televizionit Shqiptar./Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=RdWaHfuZLIM