image Arifi: Shaip Kamberi organizoi komplote për shkarkimin e drejtorit shqiptar të Shtëpisë së Shëndetit

Rajon

Arifi: Shaip Kamberi organizoi komplote për shkarkimin e drejtorit shqiptar të Shtëpisë së Shëndetit

news image

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, Driton Salihun, njëkohësisht drejtorit të vetëm shqiptar në shtëpitë e shëndetit në Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.

Arifi ka thënë se ishte deputeti Shaip Kamberi ai që bashkëpunoi politikisht dhe organizoi komplote për shkarkimin e drejtorit në fjalë.

“Bashkëpunimin e ngushtë që Shaip Kamberi e ka patur për 20 vite në nivelin lokal në Bujanoc me subjektin e pasardhësit të Millosheviqit -SPS, e ka funksionalizuar tani si Deputet edhe në nivel Qendror. Nuk kanë munguar as letrat anonime drejtuar  institucioneve qendrore në Beograd për të arritur qëllimet e tyre politike lokale në Komunën e Preshevës”, ka shkruar Arifi.

“Se sa kjo është e vërtetë shihet qartë nga mosreagimi i figurave kryesore të këtij subjekti të Shaip Kamberit dhe as nga Këshili Kombëtar Shqiptar i cili është nën udhëheqjen e kësaj partie. Përkundrazi akuza të njohura dhe të pabaza për opinionin drejtuar pushtetit aktual lokal nën udhëheqjen tonë dhe atmosferë ‘’fitoreje’’ për aktivistët e këtij subjekti që funksionin si sekt”, ka shkruar tutje ai. /Gazeta Sinjali/