image Arifi për Kurtin: Në Kosovë skifter e në Bruksel pulë e lagur

Politikë

Arifi për Kurtin: Në Kosovë skifter e në Bruksel pulë e lagur

news image

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka qenë i ashpër me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas tij, Kurti e ka harruar Luginën e Preshevës dhe premtimet e tij për reciprocitet në dialog janë harruar.

Më tej duke komentuar raftin e Asociacionit të ciline e ka pranuar Kurti, Arifi ka thënë se Kurti në Kosovë po është “skifter” e në Bruksel “pulë e lagur”.

“Unë jam çdo here kritik ndaj VV-së dhe Albin Kurtit sepse nuk e kam besuar kurrë që mund të bej atë që e thotë. Ne Kosovë ia ka mbajtur skifter, e ne Bruksel tash po shihet ka dal si pulë lagtë. Në këtë kontekst e kam de fakto, sepse nuk e ka pasur të sinqertë Luginën e Preshevës në kuadër të dialogut. Ka folur për reciprocitet, ku është reciprociteti”, ka thënë Arifi në RTV Dukagjini.

Sipas tij, Kurti me veprimet e tij në dialog ka bërë “tradhti” ndaj shqiptarëve të Luginës.

/GazetaSinjali/