image Arifi: Nuk kam pasë ftesë as edhe kontakt për takim me Bislimin dhe Nagavcin

Rajon

Arifi: Nuk kam pasë ftesë as edhe kontakt për takim me Bislimin dhe Nagavcin

news image

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se ata nuk kanë pasur ndonjë ftesë për takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të cilët e kanë vizituar Luginën e Preshevës sot.

Arifi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të shkaktojnë ndarje te shqiptarët në Preshevë, duke mos u takuar me të gjithë përfaqësuesit politikë atje.

“Nuk ka pasur as kontakt me neve, as koordinim për agjendën e kësaj dite, është për keqardhje dhe shqetësuese. Këto nuk janë politika të Qeverisë së Kosovës, këto janë politika të Lëvizjes Vetëvendosje në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Arifi për Klan Kosova.

/GazetaSinjali/