image Arian Konomi i ‘Përputhen’ bën horë Kurtin: Unë i tregova atij për ekzistencën e UÇK’së

Sociale

Arian Konomi i ‘Përputhen’ bën horë Kurtin: Unë i tregova atij për ekzistencën e UÇK’së

news image

Këtë javë, në emision Kojshia Show, mysafir ishte gazetari Arjan Konomi. Ai në këtë emision foli për vizitën e tij që kishte bërë në Kosovë në kohën kur po zhvilloheshin protestat e studentëve kundër agresionit serb si dhe takmin e tij me celulat e para të UÇK’së në Drenicë, shkruan Korrespodenti.

Konomi, në këtë emision tregoi edhe për takimin e tij të parë me Albin Kurtin, i cili në atë kohë ishte organizator i protestave studentore.

“Ishte Fadil Ismaili që më kishte gjetur në Stacionin e Autobusëve dhe nuk më la, bujta atë natë tek familja e tij. Ai pastaj më krijoi kontaktin që unë do të takoja Albin Kurtin. Me Albinin u takuam. Ai ishte personi që së bashku me Bujar Dugollin po drejtonin protestat dhe iu thash atyre që duhet të gjej UÇK’në. Natyrisht, ata nuk kishin idenë shumë të UÇK’së dhe më pas, pastaj kur erdha nga Drenica, Albin Kurtit dhe Bujar Dugollit u tregoja unë për UÇK’në, për Drenicën, për Llaushën, për Rezallën”, tha Konomi.

Për ta dëgjuar deklaratën e tij të plotë, shikojeni minutën e 27 të emisionit më poshtë.

/GazetaSinjali/