Finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 nuk ka nxjerrë fitues pas kohës së rregullt, pasi Argjentina dhe Spanja kanë mbyllur 90 minutat me rezultat 0:0.
Në një përballje të tensionuar dhe me shumë kujdes taktik, të dyja kombëtaret patën momente të mira, por asnjëra nuk arriti të gjejë rrjetën.
Spanja kontrolloi më shumë topin dhe tentoi të krijojë raste përmes aksioneve të shpejta, ndërsa Argjentina u mbështet në organizimin defensiv dhe kundërsulmet.
Portieri Emiliano Martinez ishte vendimtar në disa momente për kampionët në fuqi, duke mbajtur portën e paprekur përballë tentimeve të spanjollëve.
Meqë rezultati mbeti i barabartë pas 90 minutash, vendimi për trofeun më të madh të futbollit botëror do të kërkohet në vazhdime, ku çdo gol mund të jetë vendimtar për historinë e kësaj finaleje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!