image Argjentina bën përmbysje të çmendur ndaj Egjiptit, Messi me shokë në çerekfinale

Futboll

Argjentina bën përmbysje të çmendur ndaj Egjiptit, Messi me shokë në çerekfinale

news image

Argjentina ka siguruar një vend në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Egjiptin me rezultat 3:2 në një ndeshje dramatike.

Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni ishte në disavantazh 2:0 deri në minutën e 79-të, por reagoi në fund të takimit duke shënuar tre gola dhe duke siguruar kualifikimin.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një suksesi historik për Egjiptin, argjentinasit treguan karakter dhe nuk u dorëzuan.

Cristian Romero shënoi golin që hapi rrugën e rikthimit, Lionel Messi barazoi rezultatin pak minuta më vonë, ndërsa Enzo Fernandez realizoi golin e fitores në kohën shtesë, duke vulosur një nga përmbysjet më spektakolare të këtij Botërori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/