image Areolas i përfundon aventura te Real Madridi, rikthehet në PSG

Futboll

Areolas i përfundon aventura te Real Madridi, rikthehet në PSG

news image

Real Madrid CF ka njoftuar se huazimi i lojtarit, Alphonse Areola ka përfunduar.

Këtë e bëri të ditur vet klubi përmes një komunikate për media.

“Klubi do të donte të falënderonte Areola për përkushtimin, profesionalizmin dhe sjelljen shembullore të tij këtë sezon dhe i uron atij fatin më të mirë në fazën e tij të re. Real Madrid falënderon gjithashtu PSG-në për mundësinë që të ketë Alphonse Areola në skuadrën tonë” – thuhej në komunikatë.

Areola është futbollist i PSG-së, kurse do të kthehet te “Parku i Princave” deri në gjetjen e një klubi të ri./Gazeta Sinjali/