image Ardita Sinani shkarkohet nga posti i kryetares së Luginës

Rajon

Ardita Sinani shkarkohet nga posti i kryetares së Luginës

news image

Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Preshevës ishte thirrur sot për të shkarkuar kryetaren e qytetit, Ardita Sinanin.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur pikërisht nga Kuvendi, Sinani nuk mori dot pjesë për shkak të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.

Nga 38 asamblistë prezent, 20 prej tyre votuan pro shkarkimit të Sinanit.

Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Luginës në zgjedhjet lokale të majit të kaluar.

/GazetaSinjali/