image ARBK bën më shumë se 10 gabime drejtshkrimore në një përgjigje për aplikuesin

Kosovë

Shkrimi/ ARBK bën më shumë se 10 gabime drejtshkrimore në një përgjigje për aplikuesin

news image

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në një përgjigje dërguar një personi që ka aplikuar në këtë agjenci, ka bërë gabime të shumta drejtshkrimore.

Në çdo fjali të shkruar në këtë përgjigje, ka të paktën dy e më shumë gabime drejtshkrimore. Madje, në disa fjali vështirë se mund të kuptohet ajo se çfarë kanë dashur të thonë, shkruan Gazeta Sinjali.

“ARBK me adresë që i përket komunës Fushë Kosovë”, thuhet fillimisht në përgjigjen e agjencise, ku mungon lidhësja ““,si “ së Fushë Kosovës”.

Por, ky nuk është gabimi i vetëm i ARBK-së. Në përgjigjen e tyre, ka edhe fjalë të tjera që janë shkruar gabim si: parasyshë (parasysh), më poshtme (mëposhtme), te lalrgoni Kosove (të largoni Kosovë), dokuemte (dokumente), te shenohet (të shënohet), emramli (Ermali), eshte ne (është në), pozite te (pozitë të) dhe perfaqesuesi (përfaqësuesi).

This image has an empty alt attribute; its file name is ARBK-1-1024x295.png

Ndryshe, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që është institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve të Kosovës./Gazeta Sinjali/