image Arbëria tregohet e kujdesshme, nuk do ta largoj asnjë lojtarë pas inkuadrimit në Superligë

Futboll

Arbëria tregohet e kujdesshme, nuk do ta largoj asnjë lojtarë pas inkuadrimit në Superligë

news image

Befasia më e këndshme sezonin e ardhshëm në Superligë pritet të jetë skuadra e Lipjanit, Arbëria.

Për këtë skuadër, do të jetë hera e parë që inkuadrohen në Superligë të Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, përkundër që është inkuadruar në Superligë, Arbëria po dëshiron të jetë e kujdesshme dhe të ruaj këtë ‘organikë’ që e ka dhe të mos e largoj asnjë lojtarë.

Drejtori i skuadrës lipjanase, Jakup Bahtiri për Sinjalin Sportiv u shpresë se lajmet se do ta largojnë, Nuhi Bahtiri nga pozita e trajnerit për momentin janë vetëm spekulime pasi ende nun është diskutuar për këtë temë.

‘Asgjë nuk ka të vërtet, këto janë spekulime. Ne e kemi shtabin teknik dhe ende nuk kemi biseduar rreth trajnerit’, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, Bahtiri tha se plani i tyre është që të mos e largojnë asnjë lojtarë nga skuadra momentale.

‘Sa i përket futbollistëve nuk kemi planifikuar që të e largojmë asnjë lojtarë, por kemi planifikuar të marrim lojtarë të rijnë që të jemi më të fuqishëm në Superligë’ , u shprehë ai. /Gazeta Sinjali/