image Arben Vitinë e kap "virusi" i huqjeve, Gërvallën e quan ministre të Brendshme

Politikë

Arben Vitinë e kap “virusi” i huqjeve, Gërvallën e quan ministre të Brendshme

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëkohësisht kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Arben Vitia, ka ngatërruar ministrinë të cilën e udhëheqë Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në një postim në Facebook ka prezantuar ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, si ministre të Punëve të Brendshme.

Këtë gabim, Vitia e ka bërë teksa ka shkruar lidhur me vizitën e tij dhe të kryeministrit Albin Kurti në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”.

Mirëpo, Vitia pas disa minutave ka rregulluar gabimin e tij.

/Gazeta Sinjali/