image Arben Vitia sërish në karrigen e ministrit të Shëndetësisë

Politikë

Arben Vitia sërish në karrigen e ministrit të Shëndetësisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka riemëruar Arben Vitinë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës, garë të cilën e humbi dhe më pas u angazhua drejtor i një kompanie laboratorike në vend.

Për rreth tre muaj, MSH ka qenë pa zot shtëpie, që pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo detyrë.

/GazetaSinjali/