image Arben Vitia nuk shkon të raportojë para Komisionit për Shëndetësi

Shëndetësi

Arben Vitia nuk shkon të raportojë para Komisionit për Shëndetësi

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar që të marrë pjesë sot në raportim para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, shkruan Gazeta Sinjali.

Anëtari i këtij komisioni nga AAK, Shemsedin Dreshaj, ka bërë të ditur se Vitia është thirrur që të raportojë për paqartësitë rreth sigurimit të vaksinave antiCOVID.

“Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi. Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë”, shkroi ai ndër të tjera në Facebook./Gazeta Sinjali/