image Arben Vitia më 2023 shkoi në Çeki dhe Turqi – sa harxhoi ai bashkë me stafin për udhëtimet zyrtare?

Ekskluzive

Arben Vitia më 2023 shkoi në Çeki dhe Turqi – sa harxhoi ai bashkë me stafin për udhëtimet zyrtare?

news image

Për gjatë vitit 2023 – ministri Arben Vitia me stafin – vetëm për bileta të udhëtimit, akomodim e shpenzime të tjera kanë harxhuar më shumë se 10 mijë euro nga buxheti i shtetit. Kështu zbulojnë të dhënat që i ka siguruar siguruar Gazeta Sinjali përmes qasjes në dokomente publike.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë 2023-ës ka udhëtuar zyrtarisht bashkë me një pjesë të kabinetit të tij – drejt Çekisë dhe Turqisë.

Të parin udhëtim e ka realizuar në muajin gusht.

I pari i Shëndetësisë në Pragë kishte shkuar më njerëzit e tij të ngushtë. Atje, më 18 gusht, kishin takuar ministrin e Shëndetësisë, Vlastimil Valek.

“Me z.Valek, i cili njëkohësisht është edhe zv/Kryeministër, patëm takime produktive për një bashkëpunim të hapur në fusha të ndryshme të shëndetësisë”, thoshte njoftimi i Vitisë në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë udhëtim në Republikën Çeke, Vitia kishte shpenzuar 574.21 euro për biletën e aeroplanit.

Aq u kishin kushtuar biletat e udhëtimit edhe dy bashkëpuntoreve të tij: Merita Brovinës dhe Janina Ismailit.

Këto dy të fundit për akomodimin në kryeqytetin çek, kishin harxhuar secila nga 304.15 euro, derisa para xhepi të dyja i kishin nga 185.85 euro.

Po kaq para, si për akomodim, ashtu edhe për shpenzimet të tjera pati edhe edhe shefi i tyre, Vitia.

Kështu zbulojnë të dhënat e siguruara nga Gazeta Sinjali përmes kërkesës për qasje në dokumente publike në ministrinë e Shëndetësisë.

Të njëjtat dokumente i zbardhin Vitisë edhe shpenzimet për udhëtimin e dytë që e pati në tetor.

Shefi i shëndetësisë kosovare – në qytetin e Stambollit nuk shenzoi asnjë cent për akomodim, sikur nuk shpenzoi për këtë kategori as anëtarja e kabinetit të tij, Merita Brovina.

Po sikur Brovina, ashtu edhe Vitia për këtë udhëtim zyrtar nga buxheti i shtetit për para xhepi kishin vetëm nga 120 euro.

Derisa të dy bashkë për biletat nga Prishtina në Stamboll kishin paguar 1 mijë e 164 euro.

Biletë për udhëtimin drejt Turqisë kishte blerë edhe bashkëpunëtorja tjetër e Vitisë, Urime Dermaku, por kjo e fundit nuk figuron te lista e shpenzimeve për akomodim dhe shpenzime të tjera, shkruan Gazeta Sinjali.

Sa harxhuan për udhëtimet zyrtare pjesa tjetër e stafit të Vitisë?

1 mijë e 148 euro i harxhaun për biletat e udhëtimit Arsim Berisha dhe Egzon Verbovci, pjesë e stafit të ministrit të Shëndetësisë për udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Secili nga ta ka shpenzuar saktësisht nga 574. 96 euro për fluturimin nga Prishtina në Berlin të cilin e realizuan gjatë shtatorit.

Egzoni dhe Arsimi për akomodim në këtë udhëtim kishin paguar nga 290 euro, derisa para xhepi në dispozicion i kishin nga 232 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky nuk është udhëtimi i vetëm që e kanë bërë kjo dyshe.

Arsim Berisha e pati edhe një udhëtim tjeter drejt Zvicrës në gusht, ndonëse nuk figuron të ketë blerë biletën e aroplanit më para të shtetit.

Por, i njëjti është në listën ku zbardhen të dhënat për akomodimin e stafit të Vitisë – aty tregohet për udhëtimin e Berishës – për të cilin akomodim nuk ka paguar, por para xhepi ka pasur 512 euro, ndërsa për shpenzime të tjera i ka pasur edhe 100 euro shtesë.

Sipas dokumneteve që i ka siguruar Gazeta Sinjali, Arsim Berisha, i ka pasur edhe dy udhëtime të tjera: një në shtetin fqinj, Shqipëri dhe tjetrin në Gjermani.

Për udhëtimin zyrtar në Tiranë, të cilin e realizoi në mars ai ka shpenzuar 180 euro për akomodim dhe ka pasur 117 euro para në xhep.

Derisa për udhëtimin e prillit drejt Gjermanisë nuk ka paguar asnjë cent për akomodim, por ka pasur 200 euro në disponushmëri nga katagoria “para xhepi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Para xhepi ka pasur edhe Verbovci në udhëtimin që gjatë qershorit e pati në Gjermani. Ai me vete kishte saktësisht 240 euro dhe 24 euro për shpezime të tjera.

Ndërsa në udhëtimin që realizoi në gusht në Turqi, ai shpenzoi vetëm 120 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga të dhënat e siguruara nga Gazeta Sinjali përmes kërkesës për qasje në dokumente publike në ministrinë e Shëndetësisë – del se Arben Vitia me stafin e tij për shërbimet e transportit kanë shpenzuar saktësisht 4 mijë e 620.17 euro gjatë 2023-ës.

Këto dokumente po ashtu zbulojnë se shefi i shëndetësisë me pjesëtarët e kabinetit të tij, më 2023, nga buxheti i shtetit të Kosovës ka harxhuar edhe rreth 6 mijë e 700 euro për akomodim dhe shpenzime të tjera.

/GazetaSinjali/