image Arben Taravari: Gostivarin e kemi humbur, por ndryshimi po vjen me VLEN-in në qeveri

Rajon

Arben Taravari: Gostivarin e kemi humbur, por ndryshimi po vjen me VLEN-in në qeveri

news image

Arben Taravari nga VLEN përmes një statusi në Facebook shprehet se këto janë momente të veçanta, pas zgjedhjeve që u mbajtën sot në Maqedoni të Veriut.

Ai shkroi se Gostivarin e humbi, mirëpo sipas tij në qeveri po vjen ndryshimi.

“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDI-në…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shprehet Taravari.

Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare bashkë me ato presidenciale ku të drejte vote kanë pasur 1.815.350 qytetarë

/GazetaSinjali/