Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar që vila e Milan Radoiçiqit me pamje kah Ujmani, të përdoret për stacion të Policisë së Kosovës në atë pjesë.
“ Keto objekte duhet te perdoren si stacion i Policise se Kosoves”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
Sot kreu i MPB-së Xhelal Sveçla ka publikuara pamje nga droni të vilës së Milan Radoiçiq dhe gjithashtu pamje të interierit të saj.
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të përbashkët bashkë me Prokurorinë ku kanë sekuestruar një mori pronash të kryeterroristit Radoiçiq.