Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paralajmëruar konferncë për media lidhur me pretendimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, se është sulmuar nga Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.
Konferenca pritet të fillojë pas pak dhe Gashi para gazetarëve pritet të tregojë versionin e tij lidhur me këtë rast.
Deputeti i VV-së sot pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme në të cilin bëjnë pjesë Gashi, Gjyshnica e deputeti tjetër i LDK-së, Kujtim Shala, tha se është sulmuar fizikisht nga dy deputetë e LDK-së.
“Në momentin kur kam dalë në koridor, në befasi jam sulmuar nga deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala”, deklaroi ai në një konferencë për media./Gazeta Sinjali/