image Arabia Saudite heq ndarjen gjinore në restorante

Botë

Botë/ Arabia Saudite heq ndarjen gjinore në restorante

news image

Gratë në Arabinë Saudite nuk do të duhet të përdorin hyrje të veçantë ose të ulen pas barrierave në restorante, pas masës së fundit të qeverisë për të lehtësuar dekada të kufizimeve konservatore në vend.

Vendimi, i cili adreson disa nga format më të dukshme të ndarjes gjinore, u njoftua sot në heshtje në një deklaratë të gjatë, të formuar me kujdes nga Ministria e Çështjeve Urbane dhe Rurale.

Megjithëse disa restorante dhe kafene në qytetin Jeddah dhe hotele luksoze në Riad kanë lejuar tashmë burra dhe gra që nuk kanë lidhje të ulen lirshëm, Qeveria saudite rregullon një çështje të ndjeshme pasi sauditët tradicionalë e konsiderojnë ndarjen gjinore një detyrim fetar.

Përkundër kësaj, vendet fqinje myslimane nuk kanë rregulla të ngjashme.

Restorantet dhe kafenetë e Arabisë Saudite, përfshirë zinxhirët perëndimorë si Starbucks, aktualisht janë të ndarë në një “seksion familjar” për gratë që janë beqare ose të shoqëruara nga të afërm meshkuj dhe një seksion “vetëm mashkull”.

Shumë gjithashtu kanë hyrje të veçantë për gratë, si dhe ndarje ose dhoma të ashtuquajtura për familje ku burrat e lirë nuk mund t’i shohin ato.

Në restorante apo kafene më të vogla ku nuk ka vend për ndarje, grave nuk u lejohet hyrja