Teknologji/ Apple ka shitur 3.2 milionë iPhone në Kinë gjatë dhjetorit

news image

Shitjet e Apple në Kinë u rritën me më shumë se 18 për qind gjatë muajit dhjetor, tregojnë të dhënat më të fundit të akademisë kineze të teknologjisë dhe informacionit.

Sipas CNBC, kjo e dhënë bëri që aksionet e kompanisë të rriteshin me 2 për qind menjëherë pas publikimit të lajmit, duke prekur nivelin maksimal historik, në 309.63 dollarë për aksion në mbyllje të tregjeve.

Përgjatë muajit dhjetorit, Apple ka shitur 3.2 milionë iPhone në Kinë, ku në vitin paraprak kjo shifër fiksohej në 2.7 milionë njësi.

Kina është një pikë kyçe për biznesin e Apple, duke pasur parasysh edhe madhësinë e një tregu të tillë. Përgjatë tremujorit të parë të vitit të kaluar, të ardhurat e Apple vetëm nga Kina fiksoheshin në 13.17 miliardë dollarë, një rënie me 5 miliardë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Të dhënat e tremujorit të tretë të vitit duket se e kanë përmbysur tendencën. Të dhëna të tjera tregojnë se Apple zotëron 8 për qind të tregut në Kinë nga 9 për qind të vitit paraardhës. 


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: