Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, i cili akuzohet për veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, raporton Gazeta Sinjali.
“Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të pandehurit Sh.H., pasi që aktvendimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje ligjore të pretenduar dhe procedura penale në këtë çështje penale do të vazhdoj me mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në komunikatën e kësaj gjykate.
Aktvendimi i sotëm i Apelit e vërtetoi aktvendimin e ankimuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar të këtij rasti, më 11 maj 2021, e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën e Gashit, për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave./GazetaSinjali/