image Apeli merr vendim për ankesën e mbrojtjes së 24 të arrestuarve për kontrabandë

Drejtësi

Apeli merr vendim për ankesën e mbrojtjes së 24 të arrestuarve për kontrabandë

news image

24 të arrestuarit më 1 tetor të këtij viti gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, të Inspektoratit Policor dhe Doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK, cak i të cilit ishin bizneset e përpunimit dhe shitjes së mishit të kontrabanduar, do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi që, Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e saja se Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke e cilësuar si të pabazuar.

Kjo masë ishte vendosur ndaj tyre nga Gjykata Themelore në Gjilan më 2 tetor të këtij viti, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për aksionin i cili u zhvillua në disa rajone të Kosovës, cak i të cilit ishin biznese të përpunimit dhe shitjes së mishit të kontrabanduar./Gazeta Sinjali/