image Apeli ia vërteton dënimin me 17 vjet burgim vëllait të Butës për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi

Apeli ia vërteton dënimin me 17 vjet burgim vëllait të Butës për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

news image

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, me të cilin më 30 prill 2024 Qëndrim Januzi u dënua 17 vite burgim për akuzën se privoi nga jeta G.H, në maj të 2022-ës në Ferizaj.

Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar V.H., dhe ankesën e përbashkët e mbrojtësve të të akuzuarit Januzi, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Fillimisht, Apeli thekson se kundër vendimit të Themelores në afatin ligjor ankesë kishte paraqitur Prokuroria Themelore në Ferizaj për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit për dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështja të kthehet në rivendosje apo të ndryshohet dhe i akuzuari të shpallet fajtor sipas propozimit në aktakuzë dhe t’i shqiptohet dënim më i lartë me burgim.

/GazetaSinjali/