image Apeli ia ashpërson dënimin Pjetër Ndrecajt i cili kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij

Drejtësi

Apeli ia ashpërson dënimin Pjetër Ndrecajt i cili kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij

news image

Gjykata e Apelit të Kosovës i ka ashpërsuar dënimin me burgim të akuzuarit Pjetër Ndrecajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte dënuar me 24 vjet e 6 muaj të akuzuarin për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Kurse, Apeli gjatë ditës së sotme i ka zgjatur kështu dënimin të pandehurit më 30 vjet burgim, pasi që konkludoi se Gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

“I dënuari kishte vrarë bashkëshorten e tij në shtëpinë e familjes së saj, në prezencë të anëtarëve të familjes, së bashku me vajzën e tij dhe një mori rrethanash tjera”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Gazeta Sinjali/