Me 1 dhe 2 dhjetor, paneli i Gjykatës së Apelit brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, do të mbajë seancë në lidhje me rastin Gucati-Haradinaj, raporton Gazeta Sinjali.
Dhomat e Specializuara, njoftojnë se paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen e Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj përcaktoi orarin për seancën e apelit më 1 dhe 2 dhjetor.
DhSK-ja njofton se më 1 dhjetor gjykata do të mbaj seancë nga ora 13:30 deri në orën 17:10, ndërsa më 2 dhjetor, nga ora 09:30 deri në orën 13:05.
Dhomat e Specializuara më 18 maj shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.
Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.