image Apeli e vërteton aktakuzën ndaj 2 zyrtarëve të KEDS-it dhe avokatit në Pejë

Drejtësi

Apeli e vërteton aktakuzën ndaj 2 zyrtarëve të KEDS-it dhe avokatit në Pejë

news image

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë ndaj dy zyrtarëve të KEDS-it, të akuzuar për marrje ryshfeti dhe avokatit që akuzohet për frikësim gjatë procedurës penale, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Sylë Lokaj.

Lokaj tha se Apeli ka vërtetuar aktvendimin e datës 8 qershor 2020 të Gjykatës Themelore në Pejë, përmes të cilit u refuzua kërkesa e të akuzuarve për hudhjen e aktakuzës.

Dy zyrtarët e KEDS-it, Gëzim Gashi dhe Bekim Thaçi, akuzohen që së bashku kanë kryer veprën penale “marrje të ryshfetit”, ndërsa avokati, Murat Krasniqi, akuzohet për veprën penale “frikësim gjatë procedurës penale”.

Gëzim Gashi dhe Bekim Thaqi akuzohen se kanë pranuar shumën prej dyqind (200) euro ryshfet. Kurse, avokati i Bekim Thaçit, Murat Krasniqi, akuzohet se i ka ofruar të dëmtuarit F.U., 1 mijë euro, në mënyrë që ky i fundit ta ndryshojë deklaratën që e ka dhënë kundër klientit të tij./Gazeta Sinjali/