image Apeli e lë në paraburgim Naser Hafizin

Drejtësi

Apeli e lë në paraburgim Naser Hafizin

news image

Gjykata e Apelit e ka lënë në paraburgim ushtruesin e detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Naser Hafizi, duke e cilësuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtësit të tij.

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes vendimit të 11 tetorit 2024 i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ai po akuzohet nën dyshimin për “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Gjykata e Apelit përmes aktvendimit të 18 tetorit 2024, ka gjetur se ankesa e mbrojtjes është e pabazuar, kësisoj ai do të mbetet në paraburgim.

/GazetaSinjali/