image Apeli e la në burg, Meta: Asnjë çudi, kjo nuk e ndal betejën tonë

Shqipëri

Apeli e la në burg, Meta: Asnjë çudi, kjo nuk e ndal betejën tonë

news image

Ish-presidenti Ilir Meta reagoi nga burgu pasi Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimin e tij dhe të deputetes Monika Kryemadhi.

Ai shprehet se nuk është çuditur nga vendimi i gjykatës, ndërsa theksoi se kjo “nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor”.

“Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit. Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman”.

/GazetaSinjali/