image Apeli e hedh poshtë aktgjykimin e Themelores për pezullimin e punës së "Kelkos"

Drejtësi

Apeli e hedh poshtë aktgjykimin e Themelores për pezullimin e punës së “Kelkos”

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 dhjetor të vitit 2020 kishte marrë vendim për pezullimin e punës së kompanisë “Kelkos Energy” sh.p.k për ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo gjykatë kishte vendosur që ta shtynte ekzekutimin e lejeve dhe licencave për hidrocentrale që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë i kishin dhënë kompanisë në fjalë.

Por, ky aktgjykim i gjykatës së shkallës së parë u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit, e cila më 28 janar të këtij viti i pranoi si të bazuar ankesat e të paditurve, ZRR-esë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kompanisë “Kelkos”.

“Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar dhe vlerësimit komplet shkresave të lëndës, në mbështetje të dispozitës së nënti 194, 208 dhe 209 të Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK), të zbatueshme sipas nenit63 të Ligjit për Konfliktet Administrative dhe nenit 49 të Ligjit për Konfliktet Administrative ka gjetur se : Ankesa e të paditurve është e bazuar”, thuhet në aktvendim.

Tutje theksohet se duke e shqyrtuar aktvendimin në kufijtë e pretendimeve ankimore, Gjykatës së Apelit i kanë rezultuar si të bazuara pretendimet ankimore të të paditurave, andaj Gjykata e Apelit  nisur nga kjo gjendje e çështjes, vlerëson se  përfundimi dhe qëndrimi i gjykatës së shkallës së parë, rreth mënyrës së vendosjes, nuk është i drejtë dhe i ligjshëm./Gazeta Sinjali/