Gazeta Sinjali bën thirrje publike për ndihmë, pas raportimit të zhdukjes së një vajze të mitur nga qyteti i Gjilanit.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime të sigurta, më 13 maj 2025, rreth orës 21:30, një qytetar ka paraqitur në Stacionin Policor në Gjilan raportimin për zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare, e identifikuar me inicialet B.M.
Sipas deklaratës së prindit, vajza është larguar nga shtëpia më 12 maj 2025, rreth orës 07:20 të mëngjesit dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më në banesë.
Përshkrimi i veshjes së saj në ditën kritike: Pantallona farmerka ngjyrë të kaltër, sako me ngjyrë të zezë dhe çantë shkolle.
Policia ka filluar hetimet lidhur me rastin dhe aktualisht është duke punuar për lokalizimin e vajzës.
Apelojmë te qytetarët që nëse kanë informacione rreth vendndodhjes së saj, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës në numrin 192, ose redaksinë e Gazetës Sinjali.
Çdo informacion, pa marrë parasysh sa i vogël, mund të jetë vendimtar në gjetjen e saj dhe kthimin e sigurt në familje.
Sinjali posedon edhe emrin dhe foton e vajzes, por nuk do ta publikojë deri nesër me shpresë që vajza do kthehet shëndosh e mirë në shtëpi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!