Një rast i zhdukjes së një të mituri ka alarmuar një familje nga Lipjani, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të tij.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 29 maj 2025, rreth orës 19:00, në polici është paraqitur Fitim Bublica, i cili ka raportuar se djali i tij 15-vjeçar, Omar Bublica, është zhdukur që nga 27 maj 2025, në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas ankuesit, i mituri është larguar nga banesa me veturën e familjes, një VW, dhe prej asaj dite nuk ka pasur më kontakt me të, pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta telefonuar.
Babai i të miturit ka deklaruar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe më herët, kur djali kishte dalë nga shtëpia dhe ishte kthyer pas katër ditësh, thonë burimet e Sinjalit.
Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa njësitë policore po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lokalizimin e të miturit.
Sinjali apelon tek të gjithë ata që kanë ndonjë informacion të vlefshëm për vendodhjen e të miturit, pa vonesë t’u drejtohen organeve të rendit ose në redaksinë e Gazetës Sinjali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!