image Apasiev mesazh partive shqiptare: Nëse nuk e çoni BDI-në në opozitë, BDI do t’ju shkel si kamioni bretkosën

Rajon

Apasiev mesazh partive shqiptare: Nëse nuk e çoni BDI-në në opozitë, BDI do t’ju shkel si kamioni bretkosën

news image

Kryetari i së majtës në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Apasiev ka bërë një reagim ku ka thënë se nëse partitë shqiptare nuk shfrytëzojnë shansin për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë në zgjedhjet e ardhshme do të ndiqen nga BDI si një bretkosë, shkruan Sinjali.

Nëse deputetët e Aleancës, Alternativës dhe Besës nuk e shfrytëzojnë shansin historik për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë ne zgjedhjet e ardhshme (kurdo që të jenë) BDI do t’i shkel si kamioni bretkosën dhe ata kurrë nuk do të rimarrin veten. BDI-ja nga pozita e pushtetit do të fitojë 18 deputetë, e ata maksimumi 9. Prandaj, me mendje në kokë – emocionet anash dhe shihemi në seancë. “Sepse politika është SHAH”, ka thënë Apasiev. /Gazeta Sinjali/