image AP thotë të jetë "shokuar" nga sulmi në zyrat e saj në Gaza

Botë

AP thotë të jetë “shokuar” nga sulmi në zyrat e saj në Gaza

news image

Mediumi Associated Press tha të shtunën se janë të “shokuar dhe tmerruar” nga sulmi izraelit në ndërtesën ku gjendeshin zyrat e AP-së si dhe të mediumit tjetër Al Jazeera në Gaza.

AP tha se ishte paralajmëruar për sulmin, gjë që i mundësoi të evakuojë gazetarët me kohë. Ndërsa Al Jazeera tha se nuk do të hesht pas sulmit.

“Është e qartë se ata që po bëjnë këtë luftë nuk dëshirojnë vetëm të përhapin shkatërrim dhe vdekje në Gaza, por edhe të heshtin media që dëshmojnë, dokumentojnë dhe raportojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Gaza“, tha Walid al -Omari, shefi i byrosë së Al Jazeera-s në Jerusalem.

Por kjo është e pamundur”, tha ai.

Izraeli pretendoi se “aeroplanët luftarakë sulmuan një ndërtesë shumëkatëshe e cila strehonte asete ushtarake që i përkisnin inteligjencës ushtarake të organizatës terroriste Hamas”.

“Ndërtesa gjithashtu kishte zyra të mediave, të cilat grupi terrorist Hamas i përdorte si mburoja njerëzore”, tha ushtria.

Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në Gaza në mëngjesin e së shtunës (15 maj) ndërsa militantët e Hamasit u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael./GazetaSinjali/