image AP: Edhe sistemet e brendshme të Facebook-ut që përdoren nga punonjësit e tij, janë jashtë sistemit

Aplikacione

AP: Edhe sistemet e brendshme të Facebook-ut që përdoren nga punonjësit e tij, janë jashtë sistemit

news image

Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë nga sistemi tash e disa orë.

Kompania amerikane Facebook njoftoi më herët se platformat e saj janë jashtë funksionit, por nuk tregoi shkakun e rënies, duke thënë se po punohet për të rivendosur qasjen për përdoruesit.

Sipas AP, jashtë funksionit momentalisht janë edhe sistemet e brendshme të Facebook-ut, të përdorura nga punonjësit e kësaj kompanie.

Agjencia amerikane e lajmeve shton se sistemet nuk janë riparuar ende./Gazeta Sinjali/