image Anxhela Peristeri pas fitores: Mbrëmë u finalizua një tjetër rrugëtim për mua

Bota e Yjeve

Anxhela Peristeri pas fitores: Mbrëmë u finalizua një tjetër rrugëtim për mua

news image

Fituesja e edicionit 59-të e “Festivalit të Këngës”, Anxhela Peristeri, ka reaguar me një postim në Instagram, shkruan GAzeta Sinjali.

Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Këngëtarja është shprehur se  ka marrë kaq shumë dashuri  në këtë periudhë dhe do mundohet t’ua shperblej më së miri.

“Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj! Mbreme u finalizua nje tjeter rrugetiim per mua dhe shume tjera me presin.Kam marre kaq shume dashuri nga ju kte periudhe dhe do mundohem t’ua shperblej me se miri!Falenderimet jane te shumta por mbi te gjitha dua te falenderoj artistet qe me mbeshteten dhe besuan tek une dhe kenga ime.Lumturia ime eshte shume e madhe sonte dhe rastis qe jemi dhe ne prag Krishtlindjesh keshtu qe uroj te jeni te gjithe te lumtur ne familjet tuaja! Jemi duke kaluar nje periudhe shume te veshtire qe po e perballojme me force dhe kurajo keshtu qe shpresoj qe ky festival tju kete sjelle harmoni dhe tju kete larguar sado pak nga realiteti i hidhur”, shkruan këngëtarja .

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqirërinë në Eurovision 2021 në maj. /Gazeta Sinjali /