image Anulohet vaksinimi kundër gripit sezonal për sot, kjo është arsyeja

Shëndetësi

Anulohet vaksinimi kundër gripit sezonal për sot, kjo është arsyeja

news image

Sot filloi dhe sot është anuluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë, për shkak se qytetarët nuk kanë respektuar masat anti-COVID, derisa prisnin që të vaksionohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka kërkuar që të pranishmit të shpërndahen nga oborri i QKMF-së në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Këtë për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga policia të cilët kanë thënë se për shkak të grumbullimit të madh janë detyruar t’i shpërndajnë.

“Rreth orës 11:00 policia i ka asistuar inspektorët sanitar në QKMF në Rr. “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Asistenca e kërkuar nga inspektorët ka ardhur për shkak të grumbullimit të madh të qytetarëve (kryesisht persona te moshuar) për marrjen e vaksinave mbrojtëse ndaj gripit sezonal.

Duke parë që të njëjtit rrezikonin të ekspozoheshin edhe ndaj virusit aktual SarsCov2, ata janë ftuar të shpërndahen, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Të njëjtit janë njoftuar nga kompetentët se procesi i vaksinimit për sot ka përfunduar“, thuhet në përgjigjen e policisë.

Vaksinimi për grip sezonal ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri më 11 dhjetor.

Personat e parë që do të vaksinohen janë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të dokumentuara, shtatzënat dhe fëmijët mbi 6 muaj./Gazeta Sinjali/