image QKMF-ja e Skënderajt mbetet pa bombola oksigjeni, operatori ofertues u tregua i papërgjegjshëm

Kosovë

QKMF-ja e Skënderajt mbetet pa bombola oksigjeni, operatori ofertues u tregua i papërgjegjshëm

news image

Ditë më parë komuna e Skënderajt ka bërë kërkesë për t’u furnizuar me bombola oksigjeni, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Ndonëse për tenderin në fjalë janë paraparë të ndahen 6 mijë euro, ai është anuluar.

Sipas prokurimit, anulimi i procedurës është bërë për shkak që operatori që ka ofertuar nuk ka qenë i përgjegjshëm.

“Anulimi i procedurës së prokurimit publik bëhet për arsye se Operatori Ekonomik i cili ka ofertuar nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret në Dosjen e Tenderit dhe Njoftimin për Kontratë dhe është i papërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e prokurimit.

/Gazeta Sinjali/