image Anulohet Sunny Hill Festival për këtë vit, organizatorët dalin me komunikatë për media

Showbiz/ Anulohet Sunny Hill Festival për këtë vit, organizatorët dalin me komunikatë për media

news image

Sunny Hill Festival nuk do të zhvillohet në muajin gusht të këtij viti, për shkak të krizës globale të shkaktuar nga Covid-19, thuhet në njoftimin zyrtar të festivalit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit tonë, partnerëve, artistëve tanë, miqve dhe komunitetit të përgjithshëm të festivalit është me shumë rëndësi për të gjithë ne”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

Organizatorët e festivalit shprehen të bindur se Sunny Hill do të rikthehet në verën e vitit 2021.

“Deri atëherë, ju lutemi të kujdeseni për veten dhe njëri-tjetrin duke ndjekur këshillat e autoriteteve shëndetësore gjatë gjithë kohës”, thuhet në komunikatën e tyre. /Gazeta Sinjali/

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/sunnyhillfestival/photos/a.777136942475140/1294434800745349/?type=3&theater