image Anulohet seanca kundër Lavdim Krasniqit dhe të tjerëve

Drejtësi

Anulohet seanca kundër Lavdim Krasniqit dhe të tjerëve

news image

Seanca e paraparë që të mbahet sot në gjykimin për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqit, Ardian Krasniqit, Marigonë Berishës dhe Flora Dodës është anuluar.

Anulimi i seancës është bërë me kërkesë të prokurorit Zejnullah Gashi, i cili ishte arsyetuar se do të jetë në trajnim jashtë shtetit.Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Alban Ajvazi, ka treguar se prokurori Zejnullah Gashi ka kërkuar anulimin e seancës me arsyetimin se i njëjti do të jetë në një trajnim jashtë vendit.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 21 dhjetor të këtij viti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/