image Anulohet konkursi në ministrinë e Integrimeve

Kosovë

Presioni/ Anulohet konkursi në ministrinë e Integrimeve

news image

Janë dashur më shumë se një muaj që Ministria e Integrimit Evropian ta anuloj njërin nga pesë konkurset e shpallura nga kjo ministri.

Përmes një njoftimi në faqen e kësaj ministrie, bëhet e ditur se konkursi që ishte shpallur më 23 korrik për pozitën Zyrtare e lartë për asistencë zhvillimore, është anuluar.

Kohë më parë ministria që e drejtonte Dhurata Hoxha kishte shpallur 5 konkurse për pesë pozita, duke anashkaluar studentët e skemës së profesionistëve të rinj, raporton KTV.

Minsitria e Inytegrimit Evropian ishte kritikuar në vazhdimësi për për këto konkurse të hapura, të cilat ngjallën reagime të ashpra të Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadorit britanik Ruari O’Connell dhe organizatave të shoqërisë civile.

Minsitria e Integrimit Evropian është kritkuar se përmes këtyre konkurseve, po synon të punësojë militantë partiakë.

Rekrutimi i bursistëve përmes Skemës së profesionistëve të rinj, është obligim ndërkombëtar i Qeverisë së Kosovës, pas nënshkrimit të kontratave me bursistët dhe Komisionin Evropian, përmes marrëveshjes IPA.

Vendimi i Qeverisë i 10 tetorit 2012, saktëson obligimin e institucioneve për sistemimin dhe punësimin e bursistëve, në periudhë 3-vjeçare në Shërbimin civil.

35 punëtorët e stafit civil të Ministrisë së Integrimit Evropian, me shkresë zyrtare i ishin drejtuar Dhurata Hoxhës, duke i thënë se do të hyjnë në grevë, nëse kërkesat e tyre për anulim të konkursit nuk merren parasysh.

Gjithashtu, stafi civil është ankuar te ministrja në largim, Hoxha, se ndaj tyre janë ndërmarrë masa disiplinore, pas ngritjes së zërit për shkeljet rreth hapjes së konkursit.