image Anulohen fluturimet nga Gjermania, disa aeroportet në grevë

Evropë

Anulohen fluturimet nga Gjermania, disa aeroportet në grevë

news image

Aeroportet e Berlinit, Bremenit dhe Hamburgut kanë njoftuar anulimin e  fluturimeve komerciale për shkak të grevës së sindikatës Verdi.

Sindikata Verdi ka bërë thirrje për rritje të pagave për turnin e natës, si dhe punën gjatë fundjavës dhe festave publike, të cilat kanë vazhduar prej vitesh.

“Për shkak të paralajmërimit të  grevës së punonjësve të sigurisë së linjave ajrore, nuk do të ketë nisje dhe as mbërritje të fluturimeve komerciale nga BER sot, më 13 mars,” tha Aeroporti i Berlinit në faqen e tij të internetit.

Hamburgu dhe Bremen kanë njoftuar gjithashtu se nuk do të ketë fluturime nga aeroportet e tyre.

/GazetaSinjali/