Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni i ka komentuar zhvillimet politike të javës së fundit në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Quni duke përmendur rastin e arrestimit të dy personave që në emër të kompanive fiktive fituan tender prej 1.4 milion eurosh në Prizren dhe konferencën e mbrëmshme të ministrit Arben Vitia që kërkoi të hetohej mediumi Insajderi, pas publikimit të disa komunikimeve me kompaninë Pfizer ku aludohej për refuzim të kontratës për refuzim me vaksina, ka thënë se ky është vetëm fillimi i Qeverisë Kurti.
“Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë”, ka shkruar Quni.
“Ngrite zërin, mos hesht!”
Postimi i plotë:
Për një javë
Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.
Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë.
Ngrite zërin, mos hesht!