image Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një person në Graqanicë, gjen heroinë në automjet

Siguri

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një person në Graqanicë, gjen heroinë në automjet

news image

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në Prishtinë pas një pune hetimore dhe operative sonte në Graqanicë kanë ndaluar një automjet të dyshuar VW CADDY ngjyrë e bardhë, raporton Gazeta Sinjali.

Automjeti ka qenë me targa vendore dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasagjerit është gjetur një qese në brendinë e se cilës ishin dy paketime me ngjyrë të zezë që dyshohej të jetë substancë narkotike.

Sipas ekzaminimit dhe matjeve fillestare rezulton që substanca e dyshuar narkotike është e llojit Heroinë dhe pesha e saj është 835.4 gram.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bërë bastisja e një banese në lagjen “Dardania” ku është sekuestruar një telefon. Si provë apo dëshmi materiale janë gjetur dhe sekuestruar “një veturë e tipit VW Caddy “me targa vendore(835.4 gram) “substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë dhe “katër (4) telefona celular”.

I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (Sh. L.) është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë për vazhdim të mëtutjeshëm të procedurave hetimore.

/GazetaSinjali/