Gazeta Sinjali raportoi sonte ekskluzivisht për të shtëna me armë zjarri përballë Albi Mall në Veternik. Sipas informacioneve të para, në atë lokacion, njësiti i Antidrogës ka zhvilluar një aksion ku ka arrestuar një person.
Siç mëson Sinjali, gjatë arrestimit Policia ka përdorur armën e zjarrit.
Sipas informacioneve, dy të dyshuar kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur dhe ende nuk dihet nëse janë kapur.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin mirëpo deri në publikimin e artikullit, nuk kanë kthyer përgjigje.