Policia e Kosovës kanë kryer një operacion antidrogë në fshatin Rracaj në Gjakovë, ku janë gjetur bimë narkotike dhe sasi të substancë së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe pronave të të dyshuarit, janë gjetur të kultivuara 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 190 cm deri në 290 cm.
Po ashtu janë sekuestruar edhe 448 gramë marihuanë e cila u gjet teksa po thahej në një nga dhomat e shtëpisë, një sasi prej 113 gramësh në veturën e të dyshuarit, peshore elektronike dhe dy mostra nga bimët e dyshuara narkotike.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kompetent në Gjakovë, dhe ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të RKS-së, ndërsa personi i dyshuar ndalohet për 48 orë, për procedure të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.